Rexhep Kadriu, një emër i devotshëm për Gjilanin
Gjilan – Ka momente kur qyteti ka nevojë jo për premtime të mëdha, por për njerëz të provuar. Rexhep Kadriu është një prej atyre emrave që lidhet natyrshëm me punën e ndershme, përkushtimin e vazhdueshëm dhe devotshmërinë ndaj Gjilanit dhe interesave të tij. Ai përfaqëson modelin e njeriut që ka shërbyer pa zhurmë, me dinjitet dhe përgjegjësi, duke e vendosur gjithmonë qytetarin dhe të mirën publike mbi interesin personal.
Me besë, dashni dhe vizion të qartë për Gjilanin dhe Anamoravën, LDK nis zyrtarisht fushatën, duke sjellë një kandidaturë që frymëzon besim dhe shpresë.
Rexhep Kadriu vjen si zë i arsyes, i stabilitetit dhe i vlerave rugoviane, i gatshëm të vazhdojë rrugën e shërbimit me ndershmëri dhe përkushtim edhe në sfidat e reja që e presin qytetin.
Gjilani meriton përfaqësim dinjitoz. Gjilani meriton njerëz që punojnë me zemër. Gjilani zgjedh shpresën.
LDK123 #RexhepKadriu52


