ARKATANA

Haliti: Lista e LDK-së në Viti mishëron përgjegjësinë, përfaqësimin dhe seriozitetin institucional

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Kryetari i degës së LDK-së në Viti, Sokol Haliti, ka vlerësuar lart ekipin e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë, duke e cilësuar atë si një ekip të ndërtuar mbi profesionalizëm, përgjegjësi dhe përfaqësim dinjitoz qytetar.

Sipas Halitit, lista e kandidatëve të LDK-së në Viti përbëhet nga një grup pune serioz dhe i strukturuar, i cili vepron në përputhje të plotë me rregullat, standardet dhe vlerat institucionale të LDK-së, duke reflektuar maturi politike dhe angazhim të sinqertë ndaj interesit publik.

“Ky ekip përfaqëson qytetarët me dinjitet, punon në frymë bashkëpunimi dhe merr vendime të bazuara në transparencë, etikë dhe llogaridhënie,” ka shkruar Haliti, duke theksuar se kandidatët e LDK-së janë të gatshëm të shërbejnë me integritet dhe vizion zhvillimor.

ARKATANA

Ai ka shtuar se LDK-ja në Viti paraqet një alternativë të besueshme dhe institucionale, të ndërtuar mbi përvojë, dije dhe respekt ndaj qytetarit, duke garantuar përfaqësim serioz dhe të qëndrueshëm në institucionet e vendit.

LDK 123