FIDANISHTJA

Konfiskohet kamioni me dru të paligjshme në Debëlldeh të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Në fshatin Debëlldeh të komunës së Vitisë, njësiti policor ka ndaluar një kamion me targa vendore, i cili drejtohej nga një mashkull kosovar i dyshuar, dhe që ishte i ngarkuar me dru.

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar zyrtarët e Ekonomisë Pyjore, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se në kamion ndodheshin 7.7 metër kub dru ahu për djegie, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës për transport. Po ashtu, drutë rezultuan të pa vulosura (të padamkosura).

Uji Dea

Si rezultat, kamioni së bashku me drutë janë konfiskuar nga zyrtarët e Ekonomisë Pyjore, ndërsa i dyshuari, pas konsultimit me prokurorin kompetent, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ka njoftuar Policia e Kosovës./rajonipress/