ARKATANA

Asfaltohet degëzimi i rrugës “Bajram Ahmeti” në Smirë si dhe po punohet në rrugën Viti-Gërlicë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot për së afrimi punimet që janë duke u bërë në aksin rrugor Viti-Gërlicë si dhe në asfaltimin e degëzimit të rrugës “Bajram Ahmeti” në Smirë të Vitisë.

Me këtë rast i pari i komunës është takuar edhe me banorët e këtij lokaliteti të cilët u shprehën të lumtur që po realizohet ky projekt infrastrukturor duke falënderuar Halitin për realizimin e tij.

ARKATANA

Përndryshe, Haliti tha se qeverisja lokale në Viti po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta në interes të qytetarëve të saj./rajonipress/