Mario Mitaj, fitues i çmimit “Zemra Kuq e Zi”
Kualifikimi për herë të parë në fazën “play-off” të Kampionatit Botëror 2026 ishte kurorëzimi i një viti historik për futbollin shqiptar.
Kombëtarja e Shqipërisë ia doli të siguronte vendin e dytë në grupin K, ku ishte shortuar me Anglinë, Serbinë, Letoninë e Andorrën.
Ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar të mbrëmjes gala, edhe këtë vit u nderua me trofeun “Zemra Kuq e Zi” një nga lojtarët e Kombëtares.
Ky çmim është votuar nga të gjithë anëtarët e klubit “Tifozët e Kombëtares” dhe fitues doli Mario Mitaj.


