Uji “DEA” nga Kosova në botë: Një histori suksesi dhe lider në tregun ndërkombëtar
Gjilan – Në vitin 2004, në zemër të Kosovës, lindi një emër që do të ndryshonte përherë tregun e ujit natyral dhe mineral në Ballkan. Uji “DEA” është bërë lider i padiskutueshëm në industrinë e ujit të ambalazhuar, duke festuar një histori suksesi që ka zgjatur më shumë se dy dekada. Vëllezërit Shala, Mustafa, Fadil, Feim dhe Saqip Shala, kanë krijuar një emër të njohur dhe të respektuar në tregun ndërkombëtar, duke sjellë cilësi, përkushtim dhe inovacion në çdo pikë uji që arrin në duar të konsumatorëve.
Uji “DEA” është tani një emër i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe në tregjet evropiane e botërore, duke fituar besimin e konsumatorëve falë cilësisë së lartë dhe certifikimeve ndërkombëtare që mbështesin standardet e tij shprehet Alban Shala njëri nga pronarët dhe menaxherët e këtij gjiganti.
Alban Shala, pronar i kompanisë, në një prononcim për rajonipress, thekson se “DEA” ka arritur ta ruajë me përgjegjësi të plotë famën dhe cilësinë që e karakterizon prej vitesh, falë një përkushtimi të sinqertë dhe të vazhdueshëm, bashkëpunimit të qëndrueshëm me partnerë ndërkombëtarë dhe një ekipi profesional që përbën shtyllën kryesore të kompanisë.
Ai thekson se pas suksesit të “DEA”-s qëndron një frymë pune kolektive, ku çdo punëtor është pjesë e një vizioni të përbashkët dhe çdo proces ndërtohet mbi standarde të larta përgjegjësie dhe korrektësie.
Me emocion të veçantë, Shala rikujton edhe një nga momentet më të vështira në historinë e kompanisë:
“Ishim të hendikepuar dhe thellësisht të trishtuar nga ndarja nga jeta e njeriut kryesor që e ndërtoi dhe e avancoi kompaninë ‘DEA’, duke e përfaqësuar me dinjitet në të gjitha mekanizmat dhe institucionet relevante. Mixha Mustafa Shala na la në një moment delikat, por me një amanet të qartë, që puna të vazhdojë dhe që ‘DEA’ të mos njohë asnjë ngecje,” kujton Alban Shala.
Ky amanet, sipas tij, është shndërruar në udhërrëfyes moral dhe profesional për gjeneratat që sot e udhëheqin kompaninë. “DEA” vazhdon të ecë përpara duke ruajtur trashëgiminë, vlerat dhe vizionin e themeluesit, si dëshmi se puna e ndershme dhe përkushtimi i vërtetë nuk ndalen as përballë sfidave më të mëdha.
Viti i zgjerimit dhe fuqizimit: DEA investon në fabrikën e re dhe synon majën e prodhimit ballkanik
Ndryshe, Shala thekson se viti 2025 shënon një investim të rëndësishëm strategjik për kompaninë “DEA”.
Aktualisht, kompania është në fazën e realizimit të investimit të radhës, që përfshin zgjerimin e fabrikës së re në Gumnishtë, ku do të instalohet linja më e avancuar teknologjike, me një kapacitet shtesë prej 55 mijë shishesh në orë.
Ky investim e pozicionon “DEA”-n si prodhuesin më të madh të shisheve në Ballkan, duke forcuar ndjeshëm rolin e saj në tregun rajonal dhe duke hapur perspektiva të reja zhvillimi industrial.
Pavarësisht se ka filluar si një prodhues i vogël në Kosovë, “DEA” tani është një simbol i suksesit dhe i vizionit të qartë, duke arritur të shërbejë një numër të madh shtetesh dhe institucione ndërkombëtare.
Një rrugë e shënuar me investime dhe përkushtim
Në vitin 2004, kur të gjithë kishin dyshime për mundësinë e suksesit të një fabrike uji në një treg të ri e të pasigurt, vëllezërit Shala morën një hap të guximshëm dhe filluan prodhimin e ujit natyral dhe mineral në Kosovë. Mbi 21 vite më vonë, Uji “DEA” ka mbetur një simbol i besueshmërisë dhe cilësisë, duke fituar një reputacion të padiskutueshëm.
Mustafa Shala, ( i ndjerë), dhe njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e kompanisë, thoshte se suksesin e “DEA” e mundësoi kombinimi i teknologjisë moderne, përkushtimit të palodhur dhe përzgjedhjes së burimeve natyrore të ujit nga zona më e pasur e Kosovës për ujë të pijshëm. Duke arritur një kapacitet prodhimi prej 20,000 litra në orë, “DEA” është një nga prodhuesit më të mëdhenj të ujit natyral dhe mineral në Ballkan.
Uji “DEA” – Një shembull i inovacionit dhe cilësisë
“DEA” është e certifikuar me ISO 22000, ISO 17025 dhe HACCP, që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e lartë të procesit të prodhimit. Me një laborator të akredituar dhe një sistem të plotë mbikëqyrjeje, “DEA” ka siguruar që çdo pikë uji të mbetet në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Një nga vlerësimet më të rëndësishme për këtë kompani është certifikimi nga Ushtria Amerikane. “DEA” është prodhuesi i vetëm vendor i certifikuar që furnizon bazat e ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, një nder që vetëm një grusht i prodhuesve të ujit në botë mund ta kenë.
Çmimet ndërkombëtare – një dëshmi për cilësinë
Gjatë viteve, Uji “DEA” ka fituar një numër të konsiderueshëm çmimesh ndërkombëtare për cilësi. Në mars 2017, kompania mori çmimin prestigjioz “Platin ERA 20” nga Business Initiative Directions për angazhimin e saj në cilësi, përsosmëri dhe innovacion. Ky çmim i dha një shtysë të fuqishme kompanisë për të depërtuar më shumë në tregjet ndërkombëtare.
Po ashtu, “ICERTIAS”, një organizatë zvicerane, e ka shpallur “Ujin DEA” si “Ujin më të Mirë të Ambalazhuar në Kosovë” duke i dhënë atij çmimin “Best Buy Aëard”. Ky çmim është një reflektim i vazhdueshëm i angazhimit për të ofruar vlerën më të mirë për paratë e konsumatorëve dhe cilësinë më të lartë të mundshme.
Kënaqësia e konsumatorit dhe pranimi global
Pas një angazhimi të palodhur, Uji “DEA” është bërë një produkt i preferuar nga konsumatorët në 15 shtete evropiane dhe ka arritur të marrë një vend të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare. Me investime të vazhdueshme në kapacitete dhe teknologji moderne, kompania vazhdon të përmirësojë produktet dhe shërbimet e saj, duke siguruar që të qëndrojë lider në industrinë e ujit të ambalazhuar.
“DEA” – Një emër që po depërton edhe në tregun e Turqisë
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Evropë, Uji “DEA” tani është në prag të një tjetër hapësire të re, Tregun e Turqisë. Mustafa Shala konfirmon se shumë shpejt pritet të finalizohet marrëveshja për eksportin në Turqi, duke shtuar kështu një tjetër treg për këtë brend të suksesshëm.
“Ne jemi të kënaqur me sukseset tona në tregjet ndërkombëtare dhe tashmë po synojmë të zgjerojmë praninë tonë edhe në tregun turk, duke sjellë ujë të cilësisë së lartë dhe duke u ndihmuar atyre të shijojnë shijen e ujit të pastër dhe të sigurt,” shprehet Shala.
Një shembull i suksesit dhe angazhimit lokal
Historia e “Ujit DEA” është një tregim suksesi që ka kaluar përmes sfidave dhe vështirësive të tregut, por ka arritur të bëhet një simbol i përkushtimit dhe angazhimit në biznesin e ujit. Nga fillimet e vështira në vitin 2004, deri në pozitat e udhëheqësit në Ballkan dhe Evropë, “DEA” ka treguar se, me vizion dhe përkushtim, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi.
Një shembull i fuqishëm për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një biznes të qëndrueshëm dhe të suksesshëm, “DEA” vazhdon të jetë një model për rritjen e biznesit dhe përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve në një treg gjithnjë e më konkurrues.
“DEA” është jo vetëm uji i Kosovës, por një përfaqësues i madh i mundësive të biznesit shqiptar në arenën ndërkombëtare./rajonipress/










