Kultura dhe sporti si biznes
Nga Lumir Abdixhiku – “Dokufesti”, përveçse është shndërruar në simbol kulturor të Prizrenit, është bërë dhe model i suksesit kosovar; tërësisht kosovar, dhe tërësisht jopublik. Këtë vit, ai u përdor mjeshtërisht për të shpërfaqur edhe pakënaqësinë kosovare ndaj regjimit të vizave, pra u bë një transmetues kreativ i mesazheve politike e qytetare të vendit tonë.
-1-
Verën e ngadaltë të sivjetshme, siç dhe ndodh rëndom tashmë secilin vit, e gjallon organizimi – pa dyshim – më i mirë që ka prodhuar ky vend ndonjëherë, “Dokufesti”, pra. Origjinal, kreativ, atraktiv dhe në fund ekonomikisht pë


