Restorant “Bujana”: Tempulli i mikpritjes dhe traditës ushqimore në Anamoravë
Gjilan – Të vizitosh Gjilanin dhe të mos ndalesh në restorant “Bujana”, sot është thuajse e pamundur. Ky restorant është shndërruar në një pikë referimi jo vetëm për Anamoravën, por për gjithë Kosovën, duke fituar me meritë epitetin e një restoranti me përmasa kombëtare, standard shërbimi dhe frymë tradicionale shqiptare.
Me mbi 1000 ulëse, pesë salla të jashtme dhe tri salla të brendshme, “Bujana” ofron hapësirë, rehati dhe ambient për çdo shije, moshë dhe strukturë shoqërore. Rajonipress, duke njohur vlerën dhe cilësinë, ka vendosur të promovojë restorantet dhe bizneset që ruajnë identitetin, profesionalizmin dhe standardin.
Një adresë që nuk anashkalohet, një histori që buron nga rrënjët
Restoranti “Bujana” është themeluar në vitin 2003 dhe është biznes familjar i familjes Shabani. Emri nuk është i rastësishëm. Ai bart peshë historike dhe emocionale, pasi lidhet me figurën e Demush Shabanit, gjyshit të pronarëve dhe pjesëmarrës në Konferencën e Bujanit.
“Ky emër për ne është përgjegjësi dhe krenari. Është trashëgimi që na obligon ta ruajmë vlerën, dinjitetin dhe traditën,” shprehet Naser e Flamur Shabani, një nga pronarët e restorantit.
Mikpritje shqiptare, disiplinë profesionale
Edhe Naseri edhe Flamuri njihen për përkushtimin e tyre në çdo detaj, nga mikpritja deri te shërbimi korrekt dhe i disiplinuar. Në “Bujanë” mysafiri nuk është thjesht klient, por i respektuar si në odën shqiptare.
“Jemi përpjekur ta ngremë mikpritjen dhe bujarinë në nivel të traditës sonë shqiptare, veçanërisht asaj të Anamoravës,” thekson ai.
Restoranti frekuentohet nga të gjitha moshat dhe shtresat, nga familjarë e punëtorë, deri te afaristë, mërgimtarë dhe vizitorë nga të gjitha trevat shqiptare.
Ambient që flet shqip
Inventari i brendshëm i “Bujanës” është një përzierje harmonike e traditës dhe estetikës moderne. Veshjet kombëtare, elementet historike dhe simbolika kombëtare, në veçanti shqiponjat, i japin restorantit identitet dhe shpirt shqiptar.
Pamja panoramike që ofron restoranti, nga ku shihet i gjithë Gjilani, e bën përvojën edhe më të veçantë.
Kuzhinë që ruan shijen e vendit
Ushqimi i freskët dhe i shijshëm është shtylla kryesore e “Bujanës”. Drekat e shpejta, picat e nxehta, pogaçet me kajmak dhe specialitete të tjera tradicionale janë vetëm disa nga arsyet pse restoranti ka klientelë të përhershme.
“Mërgimtarët nga të gjitha shtetet e botës e kanë të pamundur të qëndrojnë në Kosovë pa e vizituar ‘Bujanën’,” shprehet me krenari Flamur Shabani.
Rregull, qetësi dhe respekt për mysafirin
Një nga veçantitë që e dallon “Bujanën” nga restorantet e tjera është politika e saj e qartë: nuk organizohen dasma dhe ahengje të pakontrolluara.
“Ne kemi orar strikt dhe nuk dëshirojmë t’i pengojmë mysafirët tanë të rregullt. Qetësia dhe komoditeti janë prioritet,” thekson Shabani.
Restoranti angazhon dhjetëra punëtorë të rregullt dhe sezonalë, të trajnuar në kuzhinat më të njohura evropiane, duke garantuar profesionalizëm dhe cilësi të lartë shërbimi.
Qendër aktivitetesh dhe biznesi
Falë sallave të rehatshme dhe të përshtatshme, “Bujana” është shndërruar edhe në një qendër të rëndësishme për organizimin e seminareve, trajnimeve dhe takimeve me karakter vendor dhe ndërkombëtar.
Adresa e parë e rehatisë
Me të drejtë, restorant “Bujana” sot quhet adresa e parë e rehatisë, aty ku shijohet ushqimi, ambienti, koha dhe mbi të gjitha mikpritja shqiptare.
Një emër që nuk është thjesht restorant, por identitet, traditë dhe standard./rajonipress/





