Uji Dea

Rexhep Kadriu gjen mbështetje të fuqishme edhe në diasporë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan / Zvicër – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rexhep Kadriu, po vazhdon takimet me strukturat dhe aktivistët e LDK-së në diasporë. Gjatë qëndrimit të tij në Cyrih të Zvicrës, ai u takua me përfaqësues të degëve të LDK-së, në një bashkëbisedim të hapur dhe frymëzues për të ardhmen politike të vendit.

Në këtë takim mori pjesë edhe Ukë Rugova, djali i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, prania e të cilit i dha një simbolikë të veçantë këtij organizimi dhe rikujtoi vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar LDK-ja: vizioni, uniteti dhe besimi në demokraci.

Rexhep Kadriu theksoi se diaspora shqiptare në Zvicër po dëshmon interesim dhe përkrahje të fuqishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një forcë të rëndësishme politike dhe morale në rrugëtimin drejt fitores.

Takimi u karakterizua nga mesazhe uniteti, mobilizimi dhe përkushtimi, ku aktivistët shprehën gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë aktive në përkrahje të vizionit politik të LDK-së dhe kandidatit Rexhep Kadriu.

KKVITI

Me besim në vlera, me vizion të qartë dhe me mbështetjen e fuqishme të diasporës, rruga drejt fitores po konsolidohet çdo ditë e më shumë.

Me unitet, vizion dhe besim, drejt fitores!

#LDK124 #RexhepKadriu52