Donis Avdijaj shënon eurogol kundër Rapid Viennas
Talenti shqiptar, Donis Avdijaj është duke kaluar në një formë mjaft të lartë në këtë sezon në ligën elitare të Austrisë.
Në javën e pestë të Tipico Bundesligës, Avdijaj ndihmoi ekipin e tij me një gol në barazimin që skuadra e tij, Sturm Graz e bëri kundër liderit Rapid Vienna, raporton Koha.net.
18 vjeçari, shënoi në minutën e 45+3’ për golin e dytë të Sturm Grazit, pasi paraprakisht kishte shënuar Hadziq në minutën e 34’.
Avdijaj në këtë sezon deri më tani ka shënuar dy gola për skuadrën e tij dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në skuadrën e tij, me vetëm një gol më pak se kroati, Josip Tadiq.
http://koha.net/?id=6&l=71005

