Dy të dyshuar shfaqin rezistencë ndaj zyrtarëve policor, gjatë kontrollit u konfiskohet drogë nga vetura e tyre
Gjilan – Raportohet se njësiti policor ka arritur ta ndaloj automjetin VW Golf me targa lokale i cili me herët nuk ju kishte ndalë policisë, dhe gjatë arrestimit dy të dyshuarit meshkuj kosovar kanë shfaqur rezistencë duke i penguar zyrtarët policor.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 9.66 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


