Akademia e futbollit me përmasa evropiane
Gjilan – Për shumë futbollist të Kosovës, në ëndrrat e tyre është që karrierën futbollistike ta zhvillojnë në klubet Evropiane. Një gjë të tillë në fillim të Shtatorit do tua mundëson, hapja e Akademisë së Futbollit Profesional “Olimpic Lion Gjilan”, e cila rreth vetës do të tubon talentët, jo vetëm të qytetit të Gjilanit, por edhe atij Kosovarë e Rajonal.
Një hapje të cilësisë së kësaj Akademie, e kanë përkrahë edhe zyrtarët e Komunës së Gjilanit, Ministria e Sportit dhe Federata e Futbollit të Kosovës.
Në këtë Akademi të Futbollit Profesional, do të jenë të gjitha kushtet profesionale, të cilat i kërkojnë standardet e futbollit Evropian të licencuara në FIFA.
I gjithë projekti është kryer, se si do të funksionoj kjo Akademi me trajner të njohur dhe të dëshmuar, ndërsa pjesëmarrësit e kësaj shkolle me kualitetet e tyre të cilat i posedojnë, shumë shpejt mundë tu bashkëngjiten skuadrave Evropiane.
Njeriu më meritor dhe i cili do t`i prijë kësaj Akademie të Futbollit Profesional do të jetë Fahredin Bejtullahu i licencuar në FIFA. Ky ekspert i futbollit shpalos për rajonipress aspiratat e kësaj Akademie. “Jam shumë i lumtur që në vendlindjen time, po më jepet rasti të dëshmoj tërë dijen time me bashkëpunëtorët e mi, një falënderim të veçantë, do t`ia kisha dedikuar Komunës së Gjilanit, Ministrisë së Sporteve dhe Federatës së Futbollit të Kosovës që më kanë përkrahë që nga momenti i parë” .
Eksperti i FIFA-s Bejtullahu shpjegon se si do të funksionon kjo Akademi e Futbollit. “Në vitin e parë do të fokusohemi më tepër në grup moshat nga 7-10 vjeç, mirëpo do të shohim edhe interesimin e moshave tjera, viti i dytë do të jetë nga 15-19 vjeç, ndërsa viti i tret do të jetë ,produkti jonë dhe do të jemi fidanishte për eksportimin e futbollistëve, jo vetëm klubeve të Kosovës, por edhe atyre Evropiane”.
Akademia e Futbollit Profesional “Olimpic Lion Gjilan” ka një bashkëpunim dhe një privilegj të jashtëzakonshme për eksportimin e futbollistëve jashtë shtetit të Kosovës.”Akademia ka qasje direkte me Akademinë e klubit të Manqesterit në Angli e cila është më e njohura në këtë shtet”, thotë Bejtullahu.
Për të qenë pjesë e kësaj Akademie Eksperti i FIFA-s Bejtullahu shprehet se kriteret janë shumë profesionale. “Së pari duhet të jetë nxënës i shkëlqyeshëm, të ketë edukatë sportive, do të ketë kontrolla mjekësore të cilat do të jen shumë profesionale, stafi ynë futbollistët e kësaj Akademie do t`i ketë vazhdimisht në vëzhgim, si në shkollë gjithashtu edhe në jetën e përditshme, se vetëm në këtë mënyrë ne mundë të bëhemi të barabartë me skuadrat Evropiane”.
Me të dëgjuar për hapjen e kësaj Akademie është shtuar një interesim shumë i madh, si në qytetin e Gjilanit e atij të Kosovës, por edhe rajonal.
Pjesë përbërëse e këtij mjedisi futbollistik do të jenë edhe emra të njohur si nga jeta Sportive, Politike e Akademike./rajonipress/


