Cana në Premierligë
Lorik Cana po mendon të rikthehet në Premierligë.Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana pritet të largohet nga Lazio këtë muaj dhe ai e sheh të ardhmen e tij në kampionatin anglez, ku kishte luajtur më parë te Sunderlandi
32-vjeçari e ka refuzuar mundësinë të luajë në Katar dhe Greqi, ndërsa e ka pranuar se e pëlqen Bundesligën.
Megjithatë, Anglia do të ishte opsioni ideal për të.
“Loriku i përshtatet në mënyrë ideale Premierligës. Ai mund të luajë si mesfushor qendror dhe qendërmbrojtës. Ai është i mirë me topin dhe e do aspektin fizik të futbollit anglez. Ai ka eksperiencë pasi ka zhvilluar më shumë se 100 ndeshje me Marseillen e Lazion dhe e do një sezon të mirë, për ta vazhduar momentin pozitiv në Kampionat Evropian”, deklaroi përfaqësuesi i tij, Mark McKay. /Express


