Fundamenti

Ndalohet vetura me targa të huaja, dyshohet se nga territori i Serbisë ka hyrë në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në fshatin Novosellë, të Kamenicës njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar mashkull shtetas i huaj.

Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Fundamenti

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/