Hidromorava

Gjithmonë do të përpiqemi që ta kultivojmë ndjenjën e atdhedashurisë dhe krenarisë kombëtare tek brezat e rinj!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sot në shkollën ‘’Nazim Hikmet’’ në Dobërçan u kremtua Dita e Flamurit Kombëtar, 28 Nëntori. Mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur një program të pasur artistik me këngë, poezi dhe valle kushtuar kësaj dite të shenjtë të historisë sonë kombëtare.

Atmosfera festive, bashkimi i zërave të fëmijëve dhe energjia e tyre e bënë këtë program një përjetim të veçantë dhe shumë emocional. Përmes poezisë, këngëve e valleve, nxënësit shprehën dashurinë, respektin dhe mirënjohjen për flamurin tonë kombëtar dhe për figurat historike që kontribuuan për lirinë e Atdheut tonë.

Drejtori i shkollës, prof. Fadil Shabani falënderoi të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit për përkushtimin dhe punën e tyre, si dhe prindërit të cilët na u bashkuan në këtë manifestim edhe pse në kushte jo shumë të favorshme atmosferike.

ARKATANA

Gjithmonë do të përpiqemi që ta kultivojmë ndjenjën e atdhedashurisë dhe krenarisë kombëtare tek brezat e rinj!

GËZUAR 28 Nëntori – Dita e Flamurit

Rexhep Arifi, Koordinator për sigurimin e Cilësisë në shkollën ”Nazim Hikmet” Dobërçan.