UBT

Tirana Selimi: Me punë sistematike arrihet gjithnjë rezultat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tirana Selimi i ka përfunduar studimet bachelor në Arkitekturë në UBT dhe po i vazhdon këtu edhe studimet master, duke ndjekur traditën e familjes së saj, që është familje inxhinierësh dhe arkitektësh.

E për realizimin e këtij synimi, ajo ka gjetur në UBT programin e duhur dhe stafin profesional. Lënda më e preferuara ka qenë Studio e dizajnit, me Prof. Binak Beqaj, ku janë zhvilluar projekte të ndryshme për dy vite, të cilat kanë qenë një sfidë për të dhe kolegët e saj si arkitektë të rinj.

Si ngjarje të rëndësishme, ajo veçon udhëtimin studimor në Evropë, vizitat në universitetet e ndryshme dhe uorkshopet e zhvilluara gjatë këtyre vizitave.
“Nga programi i studimit në UBT unë kam përfituar ngritje profesionale dhe mund të them se kam fituar njohuri të mjaftueshme për të bërë punën e një arkitekti”, shprehet Selimi.

Uji Dea

Ajo numëron përvojat e saj, si në vizita, uorkshope e internship, që i ka realizuar gjatë studimeve në UBT:
– Internship gjatë muajit gusht 2012 në Meier-Koop/Zurich – si praktikante e arkitekturës;
– Internship gjatë vitit 2013 në Alping – studio e arkitekturës në Prishtinë;
– Internship gjatë vitit 2014 në Enggroup – studio e arkitekturës në Prishtinë;
– Uorkshop – Connecting Dots në Stamboll, maj 2014;
– Vizita studimore në Universitetin Teknik të Vjenës, vizita studimore në Universitetin “Mimar Sinan” dhe atë “Kadir Has” në Stamboll;
– Udhëtimet studimore në Dubrovnik, Venecia, Rjekë, Lubjanë, Vjenë, Stamboll etj.

Tirana arritjen e rezultateve të mira ia dedikon punës sistematike, vijueshmërisë së rregullt në ligjërata dhe në ushtrime, konsultimeve të rregullta me profesorët dhe asistentët e UBT-së, si dhe mbështetjes së vazhdueshme profesionale nga familja.

Me të përfunduar të studimeve, ajo është punësuar si arkitekte në kompaninë “ENGGROUP” në Prishtinë, ku aktivitetet e saj kanë të bëjnë me menaxhimin e aktiviteteve të firmës, koordinimin e aktiviteteve inxhinierike të fazave të ndryshme të projekteve. Njëkohësisht merret me projektim, revidim të projekteve në studio./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.