UBT

Pusetat e dëmtuara, rrezik i vazhdueshëm për kalimtarët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Pusetat e dëmtuara në trotuaret e disa lagjeve të Vitisë po paraqesin rrezik serioz për kalimtarët, veçanërisht për nxënësit që i frekuentojnë këto rrugë çdo ditë. Banorët thonë se situata po përkeqësohet dhe se disa prej pusetave pothuajse janë të hapura, duke rrezikuar këdo që kalon pranë tyre thuhet në reagimin e EVSB-së në Viti.

Sipas qytetarëve, ky problem është shfaqur prej kohësh, ndërsa materialet e dobëta të përdorura në ndërtimin e pusetave kanë çuar në dëmtime të shumta dhe të vazhdueshme.

Nga EVSB u theksua se pusetat janë element i domosdoshëm i sigurisë rrugore dhe, kur dëmtohen, krijojnë rrezik të drejtpërdrejtë si për këmbësorët, ashtu edhe për automjetet.

Reagimi i qytetarëve

Banorët e zonës shprehin shqetësim të madh dhe kërkojnë reagim urgjent nga institucionet komunale. Ata apelojnë për:

hetim të përgjegjësisë për dëmtimet,

Hidromorava

riparim të menjëhershëm të pusetave,

përdorim të materialeve cilësore dhe të qëndrueshme, e jo zgjidhje të përkohshme.

EVSB falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe për dërgimin e fotografive nga terreni. Njëra nga pusetat e dëmtuara ndodhet pranë rrethrrotullimit, afër Kishës Katolike në Viti.

Thirrje autoriteteve

EVSB u bën thirrje organeve kompetente që të ndërhyjnë sa më parë dhe të vendosin kapakë të rinj dhe të sigurt, me qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve që përdorin këtë rrugë e trotuar.

Koordinatori i EVSB-së për Komunën e Vitisë: Imri Emërllahu