Qytetarët kërkojnë deputet profesionist dhe të aftë për të quar përpara projektet madhore
Gjilan – Rajoni i Gjilanit pothuajse një kohë të gjatë s`ka pasur deputet të zot e të përkushtuar me ndërgjegje e seriozitet. Tani qytetarët thonë se nuk do të votojnë deputet kukulla apo servil të partisë në pushtet.
Rajoni i Gjilanit ende është në kërkim të profilit të deputetit parimor, profesionist dhe të përkushtuar për ta ngritur zërin në shërbim të projekteve madhore.
Deri më tani vetëm Krenar Xhaferi, që e ka luajtur rolin e deputetit konstruktiv, ndërsa ata të partisë në pushtet as që kanë guxuar të flasin para liderit të tyre.
Tani në zgjedhjet e jashtëzakonshme qytetarët gjilanas kërkojnë deputet serioz dhe që punojnë e veprojnë në shërbim të projekteve madhore.
Dritoni një qytetar gjilanas mendon se deputeti i ardhshëm duhet të jetë i zoti dhe komunikues.
“Në momentin që ata po i fitojnë votat po e humbin kontaktin me bazën dhe po harrojnë që jemi gjallë. Këso deputet as që na duhen në të ardhmen, sepse ai duhet të flas, të qojë projektet përpara, e të mos hesht para liderit partiak” mendon ai.
Edhe, Zylfiu një tjetër qytetar thotë se deputetët e ardhshëm nuk do të jenë më sa për të krijuar cirk në Kuvend.
“Ne kemi deputet aty që meriton me que te neuropsikiatri për kontroll, e lëre më të flas në emër të qytetarëve. S`ka më vota për deputet që bëjnë hajgare në rrjetet sociale e fyejnë qytetar e politikan me një gjuhë degradues e shfrenuese” tha Zylfiu./rajonipress/


