Hidromorava

Fjolla Zuka, profesionistja që po i jep një standard të ri bukurisë në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Fjolla Zuka është një nga profesionistet më të spikatura në fushën e estetikës në Anamoravë. Prej vitesh ajo kujdeset me përkushtim për stilin, elegancën dhe pamjen e qindra vajzave e grave, duke e kthyer pasionin e saj në një profesion të konsoliduar. Ajo thotë se ndjehet e privilegjuar që përveç punës së përditshme, ka trajnuar edhe shumë vajza të reja, ndërsa vetë ka kryer specializime të avancuara në estetikë.

“Beauty Nails Fjolla” është sot një prej adresave më të kërkuara për nuset, vajzat dhe zonjat e Anamoravës. Profesionalizmi, stili dhe qasja e ngrohtë që sjell Fjolla e kanë bërë atë lidere në këtë fushë. Si themeluese dhe menaxhere, ajo ndërton çdo ditë një standard të ri të bukurisë.

Në një rrëfim për rajonipress, Fjolla tregon se fillimet nuk kanë qenë të lehta. Disa klientë e paragjykonin, duke menduar se ishte “vajza e biznesmenit” që nuk kishte nevojë të punonte. Por ajo zgjodhi të ecë me pasionin e vet.

“E vazhdova rrugën time duke kryer trajnime dhe specializime në manykyr, pedikyr dhe zgjatje thonjësh. Ndërtova një klientelë të madhe, të qëndrueshme dhe mbi të gjitha besnike. Sidomos diaspora, që ka një vetëdije më të zhvilluar për rëndësinë e estetikës, investon më shumë në këtë drejtim,” tregon ajo.

Sot, në moshën 30-vjeçare, Fjolla është e bindur se çelësi i suksesit qëndron te njohuria, përkushtimi dhe profesionalizmi.

“Në Beauty Nails Fjolla besojmë se çdo detaj ka rëndësi. Punojmë me pasion, mësojmë çdo ditë dhe frymëzojmë të tjerët të shkëlqejnë,” thotë ajo, një moto e cila e ka shoqëruar në punën me aktore, këngëtare dhe shumë personalitete të estradës.

FIDANISHTJA

Me mbi 12 vite përvojë, dy vite studime të specializuara dhe dhjetëra gjenerata të trajnuara, Fjolla e sheh punën e saj si mision për të rritur vetëbesimin dhe vetëdijen estetike te gratë dhe vajzat shqiptare.

“Kjo rrugë ka vlejtur shumë. Tani po mundohem të kontribuoj edhe më shumë si trajnere dhe menaxhere, duke ua përcjellë njohuritë e mia të gjitha vajzave që duan të ndërtojnë një karrierë në këtë profesion”.

Profesionalizmi i saj ka kaluar kufijtë. Fjolla është ftuar në gara botërore në Itali dhe panaire prestigjioze në Hong Kong, përvoja që, siç thotë ajo, i kanë hapur horizont të ri.

“Për të kuptuar këtë profesion duhet edukim dhe vetëdijesim. Ka ende vajza që hezitojnë të kujdesen për trupin dhe pamjen e tyre, edhe kur kjo kushton fare pak. Por estetika është kulturë, dhe kultura e bukurisë është respekt ndaj vetvetes,” përfundon Fjolla Zuka./rajonipress/