Hidromorava

Sedat Pajaziti : Gjilani do të jetë arrë e fortë në Superligë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Trajneri i ”bardh e kuqve” të Gjilanit Sedat Pajaziti i cili në këtë stinor do ta mbajë timonin e Gjilanit në Superligën e futbollit të Kosovës, ka një porosi për opinionin futbollëdashës të Gjilanit e më gjerë.

Me përforcimet e bëra skuadra e Gjilanit rangohet së bashku me Trepçën 89, Lirin e Prizrenit, Dritën e Istogun skuadra të cilat më së shumti kanë importuar futbollist në mjedisin e tyre.

Në taborin e Gjilanit që nga pasë lufta nuk janë bërë transfere kaq të mëdha të futbollistëve në skuadrën e tyre, me gjithë baticat – e zbaticat të cilën kanë kaluar “bardh e kuqët” e Gjilanit.

Kësaj skuadre do t`i prijë trajneri nga Tërnoci, Sedat Pajaziti i cili shpalosë ardhjen në mjedisin e Gjilanasve, dhe synimet e skuadrës së tij në stinorin e ri futbollistik.
“Pas kontakteve të njëpasnjëshme dhe shpalosjen e programit të zyrtarëve të Gjilanit, kam pranuar që ta udhëheq këtë skuadër, nuk jam penduar në asnjë moment, kam hasur në një staf të mrekullueshëm, të cilët janë duke punuar shumë për të mirën e klubit”.

FIDANISHTJA

Pajaziti i cili tani mbi tri javë për çdo ditë me futbollistët e tij djersitin fanellën, që të jen sa më të gatshëm për sfidat e reja futbollistike thekson. “Po punojmë për çdo ditë me një intensitet të shtuar, për një asnjë moment nuk mungon angazhimi i futbollistëve në stërvitjet e tyre, edhe pse po mbretëron vapë tropikale ne asnjë moment nuk i kemi ndalur stërvitjet”.

Se cilat janë objektivat e skuadrës së Gjilanit në edicionin e ri të garave Pajaziti thotë se kanë një fond të madh të futbollistëve për një pozitë ka vende që konkurrojnë edhe nga 3-4 futbollist. “Kjo është e mirë se ku ka konkurrencë ka edhe sukses, kemi potencialin e futbollistëve të dëshmuar në futbollin e Kosovës, kjo na bën të jemi shumë optimist para fillimit të garave”.

Me gjithë përforcimet e bëra, entuziazmi i shtuar i futbollistëve dhe kryesisë së skuadrës së Gjilanit Pajaziti premton. “Do të jemi “arrë” e fortë në Superligë , me padurim e presim fillimin e edicionit të ri të garave. Unë premtoj se angazhimi do të jetë maksimal, ndërsa pasqyra e skuadrës do të shihet në 3-4 xhirot e para, por premtoj se Gjilani do të jetë një freski e madhe në futbollin e Kosovës ku futbollit të Kosovës kjo freski i ka munguar për një kohë të gjatë”.

Pajaziti si gjithmonë i qetë në punën e tij porosit tifozët e Gjilanit “Skifterat”, para fillimit të garave. “Skifterat” do të jen arma më e madhe e skuadrës sonë, ju premtoj se së bashku me ju do tija arrijmë qëllimin ton, së bashku në vazhdimësi do t`ju gëzohemi sukseseve të skuadrës, pasi një duhet ditur se pa ju edhe KF Gjilani nuk do të ishte interesant, ju jini zemra e këtij mjedisi futbollistik”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.