FIDANISHTJA

Muhamet Ajrullahu dhe kompania “AR-KATANA” kanë sjellë një standard të ri në ndërtimin bashkëkohor në Gjilan

/ 10 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – “AR – KATANA”, padyshim është kompani lidere e ndërtimit në rajon dhe më gjerë si për nga cilësia ashtu edhe nga serioziteti, përkushtimi, profesionalizmi, korrektësia, ndërgjegjja dhe ndihmesa e madhe, që ka bërë dhe bënë për shumë vite për qytetarët gjilanas. Pronari i saj Muhamet Ajrullahu thotë se gjithë këtë angazhim për të fituar klientelë të besueshme e ka arritur falë punës, ndërgjegjes profesionale dhe angazhimit të përkushtuar si me punëtor, klientë dhe partner të haj e vendor. Unë i besoj punës dhe sinqeritetit tim dhe kështu kërkojë edhe nga të tjerët shprehet Ajrullahu. Ndryshe Ajrullahu premton se së shpejti do të ketë një befasi për një projekt madhor dhe me influencë kombëtare ku përfitues do të jenë të gjithë shqiptarët.

“AR KATANA” tashmë është lider regjional si për nga cilësia ashtu edhe për nga korrektësia me klientët, cilësia e ndërtimeve dhe besueshmëria me klientët. Dhe krejt ky besim është arritur falë seriozitetit që ka treguar vet pronari i saj Muhamet Ajrullahu, i cili vazhdon të ofrojë vlera e cilësi për qytetin e Gjilanit duke i dhënë formë e dashni qytetit me aspirata evropiane.

Muhamet Ajrullahu dhe kompania “AR-KATANA” kanë sjellë një standard të ri në ndërtimin bashkëkohor në Gjilan, duke u bërë një nga emrat më të besueshëm dhe më të kërkuar në treg. Me përkushtim, korrektësi dhe profesionalizëm të qëndrueshëm, kompania është shndërruar në një ndërmarrje të rëndësishme që ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin urban dhe në rritjen e cilësisë së jetesës në qytet.

Sipas pronarit të saj, Muhamet Ajrullahu, suksesi i “AR-KATANA”-s vjen nga puna e ndershme dhe respekti ndaj klientëve, punëtorëve dhe partnerëve. Ai thekson se standardet e tij profesionale i ka përvetësuar që në moshë të re gjatë viteve të qëndrimit në Perëndim, ku ka marrë kulturën e punës, disiplinën dhe seriozitetin që sot i aplikon në secilin projekt.

Kompleksi “AR-KATANA” njihet për cilësinë e lartë të ndërtimit, arkitekturën moderne dhe besueshmërinë që u ofron blerësve, veçanërisht diasporës, e cila tradicionalisht zgjedh projektet e kompanisë për shkak të standardit evropian dhe qasjes profesionale. Ajrullahu nënvizon se çmimet mbeten reale, por cilësia është gjithmonë prioriteti kryesor.

Përveç anës profesionale, Ajrullahu është i njohur edhe për kontributet e tij humanitare, mbështetjen ndaj familjeve në nevojë, institucioneve lokale, klubeve sportive dhe shumë nismave komunitare. Për të, suksesi i biznesit lidhet drejtpërdrejt me përgjegjësinë sociale dhe ndikimin pozitiv në komunitet.

Stili i punës së kompanisë karakterizohet nga transparenca, korrektësia dhe respekti ndaj klientëve. Çdo blerës pritet me qasje profesionale dhe me përkushtim për t’i dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme. Arkitektura, dizajni dhe mbikëqyrja teknike tregojnë një standard të qëndrueshëm që ka bërë që kompania të jetë ndër më të njohurat në gjithë rajonin.

“AR-KATANA” ka ambicie të zgjerojë aktivitetin edhe në bregdetin shqiptar, ku tashmë po studiohen mundësitë dhe projektet e reja të investimit. Ndërkohë, kompania ka marrë edhe vlerësime, përfshirë çmimin për kompaninë më të suksesshme për vitin 2022, të ndarë nga GRBC, nën prezencën e eurodeputetit Lukas Mandle.

Ajrullahu thekson se zhvillimi ekonomik i Kosovës nuk mund të ecë përpara pa biznese të forta dhe pa partneritet të sinqertë mes sektorit privat dhe institucioneve. Për të, cilësia mbetet vlera më e rëndësishme, ndërsa investimet moderne dhe standardet e larta do të jenë rruga e kompanisë edhe në vitet e ardhshme.

“Unë jam rritur në perëndim dhe shumë tradita të punës dhe respektit i kam fituar atje. Edhe këtu shpejt jam integruar dhe përshtatur dhe kuptohet që kam mirëkuptim edhe për klasën punëtore, por edhe për kushtet me të cilat operojmë me partnerët tanë. Për mua e rëndësishme është që puna të kryhet me kohë dhe me kualitet dhe këtë po arrij ta mbajë me shumë fanatizëm” shprehet Ajrullahu për rajonipress.

Ajrullahu gjithmonë për festat e fundvitit po edhe për ditën e Flamurit dhe mbrëmjet festive të fundvitit kujdeset që mërgata të ketë çfarë të shoh në komplekset e “AR – KATANA”.

“Diaspora është një inxheksion për neve dhe kujdesi ndaj tyre është maksimal. Kuptohet që çmimi është real dhe aty pak mund të tërhiqemi, por cilësia e banesave vërtet është e llojit perëndimor sepse kujdesemi që ta bëjmë më të mirën e mundshme” shprehet Ajrullahu.

Ndryshe, Muhamet Ajrullahu jashtë anës profesionale dhe angazhimeve ekstreme që ka me palët ai u kushton rëndësi edhe anës humanitare dhe ndihmave të shumta që ofron përherë që familjet gjilanase me nevojë, pastaj kontribute të panumërta edhe për institucionet lokale e qendrore, OJQ lokale, klubet sportive, familjet e dëshmorëve, veteranëve, fëmijëve jetimë etj. “AR – KATANA”, dominon në shumë segmente dhe është ombrellë dhe strehë e shumë gjilanasve, si në banesa cilësore, e me kualitet të përsosur, ashtu edhe në ndikimin e saj për të pasur një Gjilan me standarde e vlera evropiane. “AR – KATANA” ndryshe është kompleksi që ka emër, vlera dhe kompetencë në fushën e ndërtimit, e certifikuar me ISO standarde.

Pamjet mahnitëse që po kryhen në kompleksin “AR KATANA”, dëshmojnë më së miri për seriozitetin dhe angazhimin profesional që po bënë kjo kompani për t`i sjellur qytetit të Gjilanit arkitekturë e dizajn modern të banesave familjare.

“Do të isha shumë krenar nëse e realizojë synimin tim për ta bërë Gjilanin madhështor dhe me ndërtesa kualitative të stilit evropian” thotë pronari Muhamet Ajrullahu.

Muhamet Ajrullahu, është pronari i rrallë në Kosovë, që çdo sekondë pothuajse është aktiv dhe nuk rrinë shumicën e herëve ulur në zyrën e tij. Ka një kulturë pritjeje të veçantë dhe çdo klient e pret me dashamirësi, duke mos munguar asnjëherë komunikimi i tij i sinqertë dhe sqarimet që kërkojnë palët.
“Unë jam mësuar me këtë zeje dhe e di si merr frymë fusha e ndërtimit dhe kjo është arsyeja që çdo vit sjellim risi në dizajne dhe në infrastrukturë përcjellëse. I kuptojë kërkesat dhe nevojat e klientëve, di si mund t`i kuptojë ata dhe jam i përkushtuar përherë duke mos e lodhur klientin” shprehet Ajrullahu për rajonipress.

Pronari i “AR KATANA”, Muhamet Ajrullahu thotë se ende ka hapësirë që bizneset në fushën e ndërtimit të kuptojnë kërkesat dhe natyrën e përzgjedhjes nga klientët.

ARKATANA

Së fundit ky gjigant i ndërtimit është duke punuar intensivisht në objektet e saja përcjellëse dhe vetëm nga pamja e jashtme mjafton të shohësh punën e pastër, e me saktësi që e bëjnë.

“Do të isha shumë krenar nëse e realizojë synimin tim për ta bërë Gjilanin madhështor dhe me ndërtesa kualitative të stilit evropian” thotë Ajrullahu.

Sipas tij në kompleksin “AR KATANA”, mund të gjeni gjithçka që ju keni ëndërruar ndonjëherë.

”Për ne flet vet puna, flasin objektet e ndërtuara dhe të promovuara në mbarë trojet shqiptare. Kemi blerës nga të gjitha anët dhe kjo na motivon edhe më shumë, që të sjellim kulturën e ndërtimit dhe modernizimin evropian të banesave kualitative” shprehet Ajrullahu.

Ndryshe “AR – KATANA” është kompania e ndërtimit ku cilësia dhe standardi asnjëherë nuk ndryshojnë.

Tashmë është thënë disa here se “AR – KATANA” padyshim është kompania më serioze në regjion në fushën e ndërtimit të banesave moderne dhe mbetet pikë referuese për shumë familje nga mbarë trojet shqiptare.

Muhamet Ajrullahu thotë se pavarësisht krizave rajonale ky gjigant e ka ruajtur përherë cilësinë dhe standardin, ndërsa për diasporën thotë se fuqia e tyre është domethënëse dhe ndikon në mënyrë direkte dhe indirekte në zhvillim e progres.

Familje të shumta shqiptare pothuajse gjatë tërë ditës qëndrojnë dhe vizitojnë kompleksin banesor dhe gjigantin e ndërtimeve moderne me cilësi evropiane “AR KATANA”.
Gjithsesi është një staf i përgatitur mirë profesionalisht, që i del në ndihmë secilit që frekuenton këtë hapësirë banimi, të ndërtuar enkas për familjet moderne dhe ata që duan vend ideal për qetësi, rekreacion e pamje mahnitëse.

Padyshim ardhja e diasporës e ngjall frekuentimin dhe rritë fuqinë blerëse, derisa pronari i saj Muhamet Ajrullahu, i cili edhe vet është pjesë e diasporës thotë se fuqia e diasporës është shumë domethënëse dhe ndikon në mënyrë direkte dhe indirekte në zhvillimin e bizneseve.“Cilësia dhe standardi mbetet tek ne gjithmonë në nivelin më të lartë të mundshëm, pavarësisht ndryshimeve të çmimeve të prodhimit edhe pse në filozofinë e kompanisë jemi sfiduar, pavarësisht krizave rajonale në ruajtjen e berëzës” thotë ai.

Pronari i kompanisë prestigjioze dhe e pa konkurrencë në rajon thotë se ka shumë arsye pse klient të shumtë drejtohen tek komplekset e tyre.

“Bashkë dyzimi i natyrës, hapësirës gjelbëruese brenda kompleksit dhe qetësisë, me arkitekturën tek kompleksi “AR KATANA”, krijojnë hapësirë mbresëlënëse për ata që dëshirojnë jetë përrallore” shton Ajrullahu.

Në fakt ka edhe arsye tjera që e bëjnë funksional dhe të dobishëm për një familje praninë brenda kompleksit “AR KATANA’.

Ka mjaftueshëm siguri dhe përgjegjësi gjatë blerjes dhe fjala dhe premtimi nga stafi i këtij gjiganti janë të kryera dhe nuk ndryshojnë.
“Ne mundohemi të jemi besnik jo vetëm në ndërtim që dallohemi për nga cilësia e standardi po edhe gjatë aktit final të blerjes së banesës nga klientët. Nuk jemi të ngurtë as në çmime, e as në marrëveshje sepse për ne me rëndësi është që klienti, të ndahet i kënaqur dhe të jetë trashëgues i lumtur i asaj, që ne e ndërtojmë me shumë dashuri e pasion” tha Ajrullahu.

Ndërtesat moderne që janë ndërtuar, e po ndërtohen nga kjo kompani janë luksoze në pamje, tërheqëse në ndërtim e në arkitekturë, cilësi e thellë dhe mbikëqyrje profesionale e rregullt. Thjeshtë finesa më e vogël aty ka rëndësi dhe i kushtohet vëmendje.

Dhe këto prioritete e vlera kanë ndikuar që shumë klient nga diaspora ta vizitojnë dhe të jenë blerës potencial./rajonipress/