Fundamenti

Haliti priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia”- Pozheran

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Klubit Futbollistik “Vllaznia” të Pozheranit.

Ata e uruan kryetarin Haliti për mandatin e ri, duke i shprehur mbështetjen e tyre për punën dhe përgjegjësitë që e presin në katër vitet e ardhshme.

ARKATANA

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, kryetari i klubit, Halit Alidema, i dhuroi kryetarit Haliti fanellën zyrtare të KF “Vllaznia”.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u theksua gatishmëria për të vazhduar mbështetjen ndaj sportit lokal në projektet e ardhshme./rajonipress/