Fundamenti

Konjufca ka katër ditë, opozita kërkon zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mandatarit për kryeministër, Glauk Konjufca, i kanë mbetur edhe katër ditë afat ligjor që t’i propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, afat që skadon më 19 nëntor, për të parë nëse do të sigurojë votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit të ri.

Nominimi i Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje deri tash nuk ka ndryshuar qëndrimet e partive politike, PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, të cilat vazhdojnë të kundërshtojnë mbështetjen e një qeverie të udhëhequr nga ai.

ARKATANA

Këto parti parlamentare kanë përsëritur qëndrimin e tyre se nuk do ta votojnë një qeveri me Konjufcën në krye dhe kanë kërkuar që vendi t’i drejtohet zgjedhjeve të reja.

Ndryshe, LVV ka thënë se nuk është e mençur të shkohet në zgjedhje në dhjetor.odhuese, Rafuna shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë me subvencione apo masa fiskale./REL/