ARKATANA

Rozeta Hajdari pyetet për vendimin e saj final pas aktakuzës, thotë se Kurti e ka bërë ministre

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ministrja në detyrë e tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se e ka njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për aktakuzën që është ngritur ndaj saj për rastin e rezervave shtetërore.

“Është detyrë e ministrit që kur ndodh një e re në ministri, të raportojë të kryeministri. Unë gjithmonë e informoj. Këto janë komunikimet tona të brendshme”, ka thënë ajo.

FIDANISHTJA

E pyetur se cili do të jetë vendimi përfundimtar i saj pas gjithë kësaj ngjarje, Rozeta Hajdari ka thënë se atë e ka emëruar kryeministri Kurit në ministri dhe s’ka vendosur që të bëhet vetë ministre.

“Unë s’kam vendos me ardhë në ministri, ka vendos kryeministri Albin Kurti”, ka thënë ajo.