KKVITI

Pakënaqësi të shumta në degën e LDK-së në Gjilan, kërkohet dorëheqja e Lutës, Arbërit, Valentinës, Abdylit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të gjithë kryesia e LDK-së në Gjilan duhet me dhanë dorëheqje, Luta, Arbëri, Valentina, Abdyli dhe të gjithë anëtarët tjerë të kryesisë, le të ikin se boll më na mashtruan ka shkruar Sabri Bunjaku. Kemi me ju fundos si subjekt na militantët e LDK-së, kemi me ju fundos mbajeni në mend, kemi mu organizua e me ua kallëzuar vendin ka shkruar Nard Kelmendi.

Dorëheqja publike e Edon Shkodrës, ka trazuar LDK e Gjilanit, duke qitur në pah defekte të shumta në zgjedhjet e fundit.

Arbër Ismajli u la pa financa e pa mbështetje, kurse balotazhi ishte skandaloz sepse edhe vet Arbëri ishte i papërgatitur duke përmendur vetëm dy elemente: ”Edukimi familjar” dhe “Unë jam i përmbushur” që janë të pamjaftueshme për një kandidat për kreun e komunës.

Arbër Ismajli anashkaloi shoqërinë civile, mediet, grupet qytetare, bizneset, derisa Alban Hyeni këtë pikë të dobët e shfrytëzoi për mrekulli, madje duke i shantazhuar bizneset dhe ata që ua dinte dosjet e historitë.

Eco Higjiena

LDK duhet të reformohet dhe i duhet një lidership i ri, një kryesi që mbron dhe avancon degën e LDK-së, dhe një kryetar që është bio gjilanas.

Mjafton t`i lexosh komentet e aktivistëve dhe të qytetarëve në shkrimin e Edon Shkodrës, e kupton se LDK e Gjilanit do ta ketë të vështirë edhe një raund të zgjedhjeve.

Sabri Bunjaku i njohur për afërsinë me LDK dhe një njeri që ka kontribuar gjithmonë për të ka shkruar: “Të gjithë kryesia e LDK-së në Gjilan duhet me dhanë dorëheqje, Luta, Arbëri, Valentina, Abdyli dhe të gjithë anëtarët tjerë të kryesisë, le të ikin se boll më na mashtruan. LDK – në duhet me e udhëheq kuadrat e reja nënë moshën 30 vjeçare” ka shkruar Sabri Bunjaku.

Kurse Nard Kelmendi ka shkruar: “Le ta mban Luta me ish drejtora me 20 aktakuza të ngritura, le ta man Valentina edhe besa do që ju silleshin Arbrit nuk janë të dashtun për qytetar… mos japin hapësirë as për njerëz intelektual, as për tri 4-5 drejtora Lutës, Tina edhe Arbri me 2-3 vet kryet përpjetë e kanunin në qiell … kemi me ju fundos si subjekt na militantët e LDK-së, kemi me ju fundos mbajeni në mend, kemi mu organizua e me ua kallëzuar vendin. A Arbri veç në gabim e ka pasur ata 3 – 4 veta u deshtë mi largu, ai o djalë perfekt” ka shkruar Kelmendi./rajonipress/