Uji Dea

Gjimshiti, “Ëndrra jonë është Botërori”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Andorrës, trajneri Sylvinho së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti theksuan se do të bëjnë maksimumin për të siguruar fitore dhe për të avancuar drejt Kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Gjimshiti deklaroi:
“Qëllimi ynë janë tri pikët, sepse na duhen për objektivat tanë. Kemi parë ndeshjet e Andorrës në shtëpi; ata e vunë në vështirësi Anglinë dhe Serbinë. Por ne do të luajmë ndeshjen tonë. Respektojmë rivalin, do të jetë e vështirë, por na duhen tri pikët.”

Përsa i përket formacionit, trajneri Sylvinho u shpreh:
“Më shumë se moduli, duhet të përshtatemi me karakteristikat e futbollistëve. Kemi pasur 2-3 ditë bashkë me ekipin dhe kemi folur. Nuk më shqetëson moduli, rëndësi kanë cilësitë dhe karakteristikat e lojtarëve në fushë, lëvizjet në zona të ngushta. Deri nesër në drekë mund të vendos se kush do të luajë. Andorra mund të luajë me 5-4-1, ndryshe nga 5-3-2 e Serbisë. Mund të ketë ndryshime, jo te moduli, por te karakteristikat e futbollistëve.”

Eco Higjiena

Shqipëria luan ndeshjen e parafundit të fazës së kualifikimeve, aktualisht duke u renditur në vendin e dytë. Një fitore në Andorra, e kombinuar me humbjen e Serbisë ndaj Anglisë, do ta çonte zyrtarisht Kombëtaren kuqezi në play-off–in e Botërorit 2026, për të kërkuar një vend në finale që zhvillohen verën e ardhshme në Amerikën e Veriut.

/Gazeta Express/