KKVITI

Ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit tek të rinjtë, zyrtar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, kanë zhvilluar një ligjëratë vetëdijësuese me nxënës të shkollës së mesme “Xhavit Ahmeti” në qytetin e Gjilanit.

Temat që u trajtuan gjatë këtij aktiviteti ishin; “Pasojat nga përdorimi i substancave narkotike”, “Bullizmi, dhuna psikologjike dhe fizike” dhe “Përdorimi i pa përshtatshëm i internetit”.

Uji Dea

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u theksua rëndësia dhe rolit që luajnë mësimdhënësit, stafi arsimor dhe partneriteti në mes të rinjve dhe policisë në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dukurive negative në ndërtimin e një mjedisi të sigurte për të gjithë.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të vazhdueshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, që në bashkëpunim me rinjtë, të krijoj një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë./rajonipress/