Pesë aktakuza të ngritura për vjedhje të shërbimeve dhe vjedhje të rënda
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve, njëri për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe tjetri për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”./rajonipress/

