UBT

Arrestime në Gjilan, konfiskohet drogë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në rrugën “Martirët e Gjilanit” është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar: 224.75 gramë substancë, dyshohet të jenë narkotikë të llojit marihuanë, një bimë të mbjellë kanabisativa dhe një qese me 190-fara të bimës narkotike kanabis me peshë 3.70 gram.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Uji Dea

Edhe në rrugën e “Kumanovës” në Gjilan njësiti policor gjatë kontrollit të personit të dyshuar mashkull kosovar, ka gjetur dhe konfiskuar 15.13 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/