KKVITI

Elton Ilirjani alarmon për gjendjen e Parashqevi Simakut: Rrezikon të kthehet e pastrehë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares të njohur Parashqevi Simaku, duke paralajmëruar se ajo mund të përballet sërish me pasiguri dhe mungesë strehimi nëse nuk ndërhyhet urgjentisht.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, Ilirjani theksoi se situata e artistes nuk ka pësuar përmirësim gjatë 11 muajve të fundit, duke shtuar se Simaku nuk po merr trajtimin dhe mbështetjen e nevojshme për të përballuar sfidat shëndetësore dhe sociale.

Hidromorava

“Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë! Situata e saj është shumë e vështirë. Nuk ka marrë asnjë përmirësim, nuk merr trajtim mjekësor, doli nga spitali dhe nuk është mirë. Një person që rri gjithë ditën në shtëpi humbet motivimin,” tha Ilirjani, duke shtuar se ndihmat e rastësishme nuk janë të mjaftueshme.