ARKATANA

Lëshohet ashensori për personat me aftësi të kufizuara në administratën e komunës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është lëshuar në funksion ashensori i ri në hapësirat e Drejtorisë së Administratës dhe Shërbimeve Publike për personat me aftësi të kufizuara e cila ofron qasje të lehtë. Po ashtu kjo kategori marrin shërbime të shpejta në sportelin e veçantë të Gjendjen Civile.

Fadil Ademi, ushtrues detyre i shefit të sektorit të Gjendjes Civile në Drejtoratin e Administratës në Komunën e Gjilanit, tha se tani qytetarët e kanë shumë më të lehtë qasjen në shërbimet e Drejtorisë së Administratës dhe të Shërbimeve Publike të Komunës së Gjilanit.

Sipas tij për më shumë se 25 vjet, këto kushte mungonin.
“Në qeverisjen e kryetarit Alban Hyseni, kjo është bërë realitet. Me përkushtim për çdo qytetar, kemi mundësuar kushte më të mira edhe për personat me aftësi të kufizuara, të cilët tani: përfitojnë nga ashensori i ri, që siguron qasje të plotë në objekt”, tha Fadil Ademi.

Hidromorava

U.d i shefit të sektorit të Gjendjes Civile në Drejtoratin e Administratës, theksoi se po ashtu marrin shërbime më shpejt e më lehtë në sportelin e veçantë në Gjendjen Civile, të dedikuar posaçërisht për ta.

“Këto janë vepra konkrete që tregojnë kujdesin për çdo qytetar të komunës sonë. Vazhdojmë me punë e projekte që lehtësojnë jetën e njerëzve”, tha Fadil Ademi.

Po ashtu janë rinovuar e krijuar edhe tualetet për personat me aftësi të kufizuara./rajonipress/