Prangoset i dyshuari për tentim vrasjen në Novobërdë
Novobërdë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të viktimës mashkull kosovar e më pas e ka goditur me kondak të armës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja, ndërsa arma është gjetur në veturën e të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


