Gjilani sjell diçka të re në futbollin e Kosovës
Gjilan – Skuadra e Gjilanit përpos që është anëtare e re e Superligës së Kosovës në futboll, ky mjedis ka sjell edhe freski të marketingut për herë të parë në Kosovë.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë bukuroshe me llogon e këtij klubi, duke freskuar opinionin futbolldashës, në këto ditë të vapës Afrikane.
Marketingun të cilin është duke e bërë “bardh e kuqët” e Gjilanit, të përkujtojnë skuadrat e mëdha evropiane, me bukuroshet e klubeve të ndryshme dhe fanelat e klubeve.
Është një gjest për tu lavderuar, dhe përkrahur për shumë skuadra tjera të Kosovës, duke paralajmëruar se edhe qyteti i Gjilanit, por edhe shteti i Kosovës i takojnë “zonjës së vjetër” Evropës.
Zyrtarët e Gjilanit këtë marketing e quan normale, ndërsa në një të ardhme të afërt, do të përgatisin befasira tjera, për dashamirët e futbollit Kosovar./sylejman ismajli/rajonipress/


