Eko Higjiena

Balotazhi/ Gjithçka gati për fillimin e procesit zgjedhor

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjithçka është gati për fillimin e procesit zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë dje materialin zgjedhor nëpër komunat ku do të zhvillohet balotazhi, teksa vendvotimet janë paraparë të hapen në orën 7, raporton IndeksOnline.

Garës së balotazhit do t’i nënshtrohen 18 komuna: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Mobi Casa

Kujtojmë se të drejt vote në këtë raund kanë mbi 1 milion e 316 mijë votues.

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale u mbajt më 12 tetor./IndeksOnline/