Mobi Casa

Haliti: Votoni për vazhdimësinë, për punën që ka lënë gjurmë, për Vitinë që ecë përpara

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Nesër, historia na thërret përsëri, dhe e kemi për detyrë që secili prej nesh t’i përgjigjemi me mjetin më të shenjtë demokratik, votën tonë. Prandaj nesër, votoni me dinjitet. Votoni me kujtimin e çdo përparimi që keni parë me sytë tuaj dhe me besimin se më e mira ende nuk ka ardhur thuhet në mesazhin e Sokol Halitit.

Postimi i plotë:
Fushatës elektorale po i vjen fundi, dhe e ndjej detyrim që të ju falenderoj të gjithëve, ju faleminderit çdo qytetari, çdo familjeje, çdo të riu e të reje, çdo bashkëpunëtori, çdo aktivisti, çdo punëtori e çdo njeriu të mirë që ka besuar në këtë rrugëtim. Faleminderit për besimin, për durimin, për bashkëpunimin dhe për dashurinë ndaj qytetit tonë. Pa ju asgjë nuk do të ishte e mundur, jeni fantastik!

Ne nuk jemi këtu rastësisht. Çdo gur i vendosur, çdo rrugë e ndërtuar, çdo dorë e ndershme që ka punuar për këtë qytet është pjesë e një vizioni më të madh se secili prej nesh: një Viti që ngritët me dinjitet, që beson në vlerën e vet, që ecën me kokën lart.

Është e domosdoshme që të vazhdojmë përpara me punë, me përkushtim, me nder, e mos t’ua dorëzojmë të ardhmen tonë harresës dhe zhurmës boshe. Ky është momenti kur ju, njerëzit që besoni në punë, përparim e të vërtetën, duhet të flisni me votë, për idealin që na bashkon: për një Viti që nuk ndalet.

UBT

Prandaj nesër, votoni me dinjitet. Votoni me kujtimin e çdo përparimi që keni parë me sytë tuaj dhe me besimin se më e mira ende nuk ka ardhur. Votoni për vazhdimësinë, për punën që ka lënë gjurmë, për Vitinë që ecë përpara. Sepse rrugët e së ardhmes i hapin vetëm ata që guxojnë të ecin përpara. Votoni për garancinë e vetme për qytetin tonë, për Vitinë Përtej!

Nesër në mbrëmje, le ta festojmë në sheshin e bukur të qytetit, fitoren tonë të përbashkët, fitoren tuaj, fitoren e popullit!

I juaji, me dashuri dhe respekt,
Sokol Haliti.