Hidromorava

Mesazhi i Riad Rashitit: Nesër votoni masivisht pro ndryshimit të nevojshëm që i duhet Komunës tonë, pra të votojmë Arbër Ismajlin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në emër të parimit, të së mirës, profesionalizmit e dinjitetit tonë, jo vetëm individual por patriotik e kombëtar, t’ia japim Gjilanit vendin e merituar, primatin në mirëqeverisje, transparencë e bashkëpunim ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Gjilanit
E dashur strukturë, aktivistë dhe votues të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan
Ju ftojmë që të dielën e 9 nëntorit, nesër të votoni masivisht pro ndryshimit të nevojshëm që i duhet Komunës tonë. Pra të votojmë Arbër Ismajlin.

FIDANISHTJA

Në emër të parimit, të së mirës, profesionalizmit e dinjitetit tonë, jo vetëm individual por patriotik e kombëtar, t’ia japim Gjilanit vendin e merituar, primatin në mirëqeverisje, transparencë e bashkëpunim.

Kjo është lehtë e arritshme me mobilizimin tuaj, PRO vlerave zhvilluese.
Kësaj radhe jemi bashkë e përtej!