FIDANISHTJA

Sokol Haliti i emocionuar nga mbështetja: “Zemra mal nga kjo përkrahje e jashtëzakonshme”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Një atmosferë e zjarrtë entuziazmi ka shoqëruar takimin e fundit të kandidatit për kryetar të komunës, Sokol Haliti, i cili është pritur me duartrokitje dhe mbështetje masive nga qytetarët.

“Zemra mal nga kjo përkrahje e jashtëzakonshme! Së bashku me këtë energji dhe bashkim, po ecim drejt fitores sonë të padiskutueshme,” ka shkruar Haliti, duke shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e qytetarëve të Vitisë.

Eco Higjiena

Haliti është shprehur i bindur se Vitia do të votojë për vazhdimësinë, për një mandat të ri që do t’i mundësojë të përfundojë projektet e nisura dhe të realizojë synimet zhvillimore të komunës./rajonipress/