Standardet e dyfishta të PDK-së në Viti, këndej marrëveshje të brendshme me LDK-në, e këndej takime të fshehta me VV-në
Gjilan – Si para katër vitesh, ashtu edhe tani, dega e PDK-së në Viti po luan rolin e saj me dy karta: në qarqe të brendshme flasin keq për LDK-në, ndërsa në anën tjetër gëzojnë përfitime nga pozitat që u ka ofruar ajo ka shkruar në rrjetet sociale Kenan Gashi nga rrjeto OJQ Avonet.
Postimi i plotë:
Ashtu siç kanë vepruar edhe para katër vitesh, po të njëjtën kartë po e luajnë edhe në këto zgjedhje, pavarësisht kritikave nga liderët e partisë që të mos përsëritet një qasje e tillë. Megjithatë, duket se kjo praktikë nuk është ndalur.
Inatet nga mosfitorja dhe paaftësia për t’i bindur qytetarët të votojnë për PDK-në janë absurditeti i radhës i kësaj dege. Ky veprim i takon të njëjtës kategori të mosbesimit që e ka kultivuar VV-ja në nivel qendror, dhe për fat të keq, të njëjtën po e kultivon edhe një pjesë e PDK-së në Viti.
Në këtë drejtim kam dy pyetje publike për Bekim Azizin:
A je duke mbajtur takime të fshehta, t`i dhe disa anëtarë të tjerë të strukturave të PDK-së në Viti, me kandidatin e VV-së dhe strukturat e tyre?
A jeni duke kërkuar vota për kandidatin e VV-së?


