Gashi nuk ndalet, shënon për Baselin
Lojtari i Kombëtares shqiptare, Shkelzen Gashi ka shënuar gol në ndeshjen mes Basel dhe Thun, e cila përfundoi me rezultat 3-1 për skuadrën e Basel.
Gashi shënoi golin e 3 për klubin e tij. Pasi u inkuadrua në lojë në minutën 75’, Gashi shënoi golin e fitores për ekipin zviceran.
Për ekipin e Baselit luajti edhe shqiptari tjetër Taulant Xhaka, i cili zhvilloi një takim të bukur.
Tani me këtë fitore skuadra e dy shqiptarëve grumbullon 15 pikë dhe gjendet në pozitën e parë në tabel./Indeksonline/


