Edhe Aston Villa në gjurmët e Adnan Januzajt
Edhe Aston Villa, një tjetër klub i madh anglez është futur në garë për talentin shqiptar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn.Reprezentuesi shqiptar i Belgjikës gjatë këtij muaji pritet te largohet nga “Old Traffordi” për shkak se nuk është planet e trajnerit Louis Van Gaal.
Sipas mediave britanike, Aston Villa ka shprehur interesim për anësorin shqiptar.
Januzaj kërkohet edhe nga Sunderlandi e Southamptoni, dhe sipas mediave në ishull, brenda pak ditësh lojtari pritet të huazohet në një skuadër të re të Premier Leagues. /Telegrafi/


