Fundamenti

Emini: Proceset demokratike në Kllokot po manipulohen nga Beogradi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kllokot – Prandaj, KQZ dhe PZAP duhet të veprojnë menjëherë, të mbrojnë ligjin dhe të garantojnë se zgjedhjet në Kllokot do të zhvillohen pa ndërhyrje të huaja dhe në përputhje me standardet demokratike të Republikës së Kosovës ka shkruar Arbër Emini.

Postimi i plotë:

Deklaratë për media
Arbër Emini – Përfaqësues legjitim i komunitetit shqiptar në Komunën e Kllokotit
Të nderuar përfaqësues të mediave,
të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve në Komunën e Kllokotit, ngrit publikisht kërkesën time drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të decertifikojnë kandidatin për kryetar të Komunës së Kllokotit, z. Strecko Spasic, nga partia SNS e Vuqiqit.

Largimi i tij nga gara vetëm pak dit para balotazhit është në kundërshtim me çdo ligj të Republikës së Kosovës dhe përbën shkelje të rëndë të integritetit të procesit zgjedhor. Një veprim i tillë nuk është vendim politik, por rezultat i ndërhyrjeve të drejtpërdrejta të strukturave paralele serbe, të cilat veprojnë në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit tonë.

Fundamenti

Kjo është dëshmi e qartë se proceset demokratike në Kllokot po manipulohen nga Beogradi përmes njerëzve të tij, të cilët nuk përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi, por interesat politike të Serbisë.

Prandaj, KQZ dhe PZAP duhet të veprojnë menjëherë, të mbrojnë ligjin dhe të garantojnë se zgjedhjet në Kllokot do të zhvillohen pa ndërhyrje të huaja dhe në përputhje me standardet demokratike të Republikës së Kosovës.

Unë, Arber Emini, si përfaqësues i shqiptarëve të Kllokotit, do të vazhdoj të mbroj të drejtën, ligjin dhe interesin e qytetarëve tanë, që zëri i popullit të mos nëpërkëmbet nga ndikimet e jashtme.

Faleminderit.