Në Kamenicë sulmohet fizikisht një qytetar, në Artanë plaçkitet një vilë
Gjilan – Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe në fshatin Makresh, të Novobërdës është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në vilën e ankuesit mashkull kosovar, me ç’rast i kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe pije alkoolike. Rasti nën hetime nga policia njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


