Eko Higjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan shënon suksese në lojërat përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në detyrë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në shenjë nderimi dhe përkujtimi për 24 zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, “Heronjtë e Kosovës”, Sindikata e Policisë së Kosovës ka organizuar lojërat tradicionale sportive, të mbajtura këtë vit në rajonin e Pejës.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, e cila u përfaqësua me ekipe në katër disiplina sportive, volejboll, futboll, shah dhe shenjëtari.

Zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjilanit shënuan suksese të veçanta, duke zënë vendin e parë në volejboll dhe vendin e tretë në shenjëtari, ndërsa patën paraqitje dinjitoze edhe në futboll dhe shah.

FIDANISHTJA

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan shpreh mirënjohje për Sindikata e Policisë së Kosovës për organizimin dhe përkushtimin ndaj zyrtarëve policorë dhe familjeve të Heronjve të Kosovës, duke theksuar se aktivitete të tilla forcojnë motivimin profesional, unitetin dhe frymën e bashkëpunimit ndërmjet punonjësve të policisë në mbarë vendin njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/