ARKATANA

Haliti: Vitia po zhvillohet çdo ditë, e ne do të jemi gjithmonë pranë njerëzve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Të shohësh projektet që kemi ëndërruar si fëmijë, duke marrë formë, është ndjesi që nuk matet me fjalë. “Bridging Regions” është më shumë se një projekt ndërtimor, është investim në jetën, mjedisin dhe trashëgiminë e Vitisë. Këto punime po sjellin ndryshime reale: rregullim të shtratit të lumit, ndërtim të trotuareve dhe gropave septike, ambiente të pastra dhe hapësira që i japin jetë komunitetit tonë ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Ne kemi mbajtur gjithmonë marrëdhënie të forta me miqtë tanë ndërkombëtarë, sepse këto bashkëpunime janë jetike për funksionimin vital të komunës dhe shtetit tonë. Kjo është ajo që na bën të veçantë, ne ecim përpara me punë, jo me fjalë.

ARKATANA

Falë partnerëve tanë ndërkombëtarë, Bashkimit Evropian dhe gjithë bashkëpunëtorëve që besojnë në këtë rrugëtim, Vitia po zhvillohet çdo ditë, e ne do të jemi gjithmonë pranë njerëzve që ndërtojnë këtë rrugë me përkushtim, djersë dhe pasion./rajonipress/