Zyrtare: Besnik Krasniqi bëhet i Gjilanit
Gjilan – Skuadra e Gjilanit nuk ka të ndalur në merkaton e transfereve të futbollistëve, “bardh e kuqët” e Gjilanit bëjnë transferin më të madh gjatë kësaj vere, duke sjellur mbrojtësin e djathtë të Prishtinës Besnik Krasniqin.
Krasniqi konsiderohet mbrojtësi më i mirë në Superligën e Kosovës në futboll, në pozitën e mbrojtësit të djathë, i cili shumë herë din edhe të realizoj edhe gola.
Për transferin e këtij futbollisti drejtori i KF Gjilanit Agron Korqa për rajonipress tha se jemi shume të lumtur që Krasniqi do t`i mbroj ngjyrat e skuadrës sonë. “Kemi të bëjmë me një futbollist të dëshmuar, shpresojmë se Krasniqi do ta jap më të mirën e tij në mjedisin e ri të tij futbollistik”.
25 vjeqari Krasniqi i cili ka dalë nga shkolla e futbollit të Prishtinës, më herët ka mbrojtur ngjyrat e Teutës së Durrësit, e Partizanit të Tiranës./rajonipress/


