ARKATANA

Arbër Emini” “Agjentët e ndikimit nuk janë të padukshëm, janë kudo”: Ata janë zëri dhe dora e Beogradit brenda Kosovës!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Edhe pas 25 viteve Shtet, Serbia vazhdon të ketë agjentë të ndikimit në çdo mekanizëm të Republikës së Kosovës. Ata nuk janë vetëm nëpër struktura ilegale, janë të infiltruar në çdo shtresë të shoqërisë sonë: nga një bujk që manipulohet me subvencione nga Serbia, deri te biznesmeni që kontrollohet përmes interesave financiare dhe kalimit kufitar, nga një polic i trafikut që mbyll njërin sy, deri te një prokuror dhe gjykatës që heshtin për drejtësinë; ndikimi shpesh nuk ndalet te politika dhe disa media, por shtrihet edhe në disa OJQ-të, disa shoqata dhe, disa institucione civile, që në pamje të parë duken “të pavarura”, por në realitet kanë financime, lidhje ose misione që i shërbejnë interesave të Serbisë në Kosovë ka shkruar Arbër Emini.

Postimi i plotë:

Ata janë të fshehur pas uniformave, titujve, e fondeve të huaja, por në thelb, ata sabotojnë çdo gjë që është shqiptare, çdo përpjekje për forcim të shtetit dhe për drejtësi.

Këtë e kuptova në një komunë të vogël si Kllokoti, ku ndikimi serb shihet qartë e hapur.

Por nëse në një vend kaq të vogël Serbia ka aq shumë ndikim, paramendoni sa i thellë është ky rrjet në gjithë Kosovën!

Uji Dea

Është koha të zgjohemi.

Të mos lejojmë që ndikimi serb të na drejtojë institucionet, ekonominë dhe mendjet.

Kosova duhet të çlirohet përfundimisht, jo vetëm nga tanket, por edhe nga agjentët e ndikimit(serb dhe shqiptarë)që ende punojnë për interesat e Beogradit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.