Hidromorava

Pjesëtarët e SHKKSH’së zhvillojnë me sukses trajnimin “Map Reading and Land Navigation” në bashkëpunim me KFOR-in amerikan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në kuadër të planit operativ për zhvillimin e kapaciteteve trajnuese, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in Amerikan – Kampi Bondsteel, ka realizuar me sukses trajnimin “Map Reading and Land Navigation”.

Ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e aftësive profesionale të pjesëtarëve të SHKKSH-së në fushën e leximit të hartave, orientimit dhe navigimit në terren, duke përfshirë elemente teorike dhe praktike.

Gjatë zhvillimit të trajnimit, pjesëmarrësit u aftësuan në interpretimin dhe analizimin e hartave topografike, përdorimin e busullës ushtarake dhe koordinatave UTM, si dhe në orientimin në terren gjatë ditës dhe natës në kushte të ndryshme operative.

Mobi Casa

Po ashtu, trajnerët e KFOR-it prezantuan metoda alternative të orientimit në natyrë në raste kur mungojnë pajisjet teknologjike, me qëllim zhvillimin e aftësive të avancuara të vendimmarrjes dhe menaxhimit të situatave në terrene të hapura dhe të vështira.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të SHKKSH-së për rritjen e kapaciteteve profesionale, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe forcimin e gatishmërisë operacionale në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.