Eko Higjiena

Diell, vranësira e shi, mot i paqëndrueshëm në fundjavë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Moti përgjatë fundjavës pritet të jetë i luhatshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se përgjatë ditës së shtunë pritet mot i vranët dhe me intervale me diell, derisa gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 2 deri në 17 gradë Celsius përgjatë dy ditëve, transmeton Klankosova.tv.

Parashikimi i motit për vikend:E shtunë. Parashihet të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 15°C deri në 17°C.

Mobi Casa

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 6m/s.E diel.

Parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë.

Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 7°C deri 10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 11°C deri në 14°C.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.