FIDANISHTJA

Albulena Gagica e AAK-së: Ju premtoj se do të punoj me përkushtim, ndershmëri dhe dashuri për të qenë zëri juaj në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Albulena Gagica, kandidate nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka siguruar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale të Kamenicës. “Me shumë mirënjohje dua t’ju falënderoj për besimin që më keni dhënë. Çdo fjalë e mirë dhe përkrahje ka qenë motivi im më i madh në këtë rrugëtim,” ka shkruar ajo.

Në një reagim publik pas shpalljes së rezultateve, Gagica shprehu mirënjohjen e saj ndaj qytetarëve që i dhanë besimin në këto zgjedhje.

“Me shumë mirënjohje dua t’ju falënderoj për besimin që më keni dhënë. Çdo fjalë e mirë dhe përkrahje ka qenë motivi im më i madh në këtë rrugëtim,” ka shkruar ajo.

ARKATANA

Ajo shtoi se fitorja e saj nuk është vetëm sukses personal, por edhe një përgjegjësi ndaj qytetarëve të Kamenicës.

“Ju premtoj se do të punoj me përkushtim, ndershmëri dhe dashuri për të qenë zëri juaj në Kuvend, dhe për të sjellë ndryshime që i meritojmë të gjithë,” ka shtuar Gagica.

Gagica në fund, ka falënderuar familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë fushatës, duke theksuar se bashkëpunimi dhe përkushtimi i përbashkët do të jenë çelësi për ta bërë Kamenicën një vend më të mirë për të gjithë./rajonipress/