Fundamenti

Mbahet punëtoria “Format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtja nga dhuna kibernetike”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës, përmes Zyrës për Barazi Gjinore dhe në bashkëpunim me Koordinatoren e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, ka organizuar një punëtori ndërgjegjësuese me temën: “Format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtja nga dhuna kibernetike”.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Planit Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore, me mbështetjen e projektit “Gender Equality Facility”, i financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga UN Women, dhe me përkrahjen e Cacttus Education.

Punëtoria u udhëhoq nga trajnerja e UN Women, Mirjeta Nagavci, e cila përmes diskutimeve, ushtrimeve praktike dhe reflektimeve, trajtoi format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore, me theks të veçantë te dhuna digjitale dhe mbrojtja nga sulmet kibernetike.

ARKATANA

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe pedagogu i shkollës së mesme të lartë në Kamenicë, Afrim Hoda, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e vetëdijes publike për pasojat e dhunës me bazë gjinore dhe krijimi i mjediseve të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës./rajonipress/